Shala për takimin në Malishevë: Nuk kishim thjesht takim, sonte Malisheva nisi festën e fitores së madhe të 6 tetorit - Bota Sot
Shala për takimin në Malishevë: Nuk kishim thjesht takim, sonte Malisheva nisi festën e fitores së madhe të 6 tetorit

Aktuale

Shala për takimin në Malishevë: Nuk kishim thjesht takim, sonte Malisheva nisi festën e fitores së madhe të 6 tetorit

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 22:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë dhe zyrtari i NISMA Socialdemokrate, Endrit Shala po e konsideron Malishevën si vulën e fitores së Nismës Socialdemokrate.

Ai me anë të një shkrimi që e ka bërë publik në faqen e tij në “Facebook” e ka cilësuar takimin me banorët e kësaj komune si festën e fitores së madhe të 6 tetorit.

Shala ka shtuar se do punojnë dhe do angazhohen që festa që nisi sonte të zgjasë edhe pas 6 tetorit, kur sipas tij, Nisma Socialdemokrate do marrë udhëheqjen e vendit.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Malisheva është vula e fitores së Nismës Socialdemokrate.

Sonte në këtë vend me njerëz kaq të mirë, nuk kishim thjesht takim, sonte Malisheva nisi festën e fitores së madhe të 6 tetorit.

Këta të rinjë e të reja, na dhanë plot emocion, gjallëri e mbi të gjitha besimin për fitore.

Pikërishtë për ditë të tilla, ne do punojmë dhe do angazhohemi që festa që nisi sonte të zgjasë edhe pas 6 tetorit, kur Nisma Socialdemokrate do marrë udhëheqjen e vendit.

Kandidatët tanë për deputet, jo vetëm nga Malisheva por nga e gjitha Kosova e meritojnë besimin e qytetarëve, dhe qytetarët meritojnë deputetët e NISMA-së, që do jenë mbështetja e tyre.

#BashkëpërSh8in
#MeFatmirLimajnkryeministër
#EndritShala8
#Nisma122

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...