Eksperti amerikan ka një kërkesë për politikanët e Kosovës: Bëjeni këtë në zgjedhje

Aktuale

Eksperti amerikan ka një kërkesë për politikanët e Kosovës: Bëjeni këtë në zgjedhje

Nga: A.ZH Më: 22 shtator 2019 Në ora: 08:21
Alon Ben-Meir

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka folur për zgjedhjet nacionale në Kosovë.

Ai ka thënë se partitë politike, në këto zgjedhje, duhet të fokusohen në reformat socio-ekonomike dhe politike.

Ben-Meir ka theksuar se politikanët e Kosovës, duhet të provomojnë natyrën laike dhe të respektojnë ndarjen midis fesë dhe shtetit, megjithë respektin për muslimanët.

“Në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, të gjitha partitë politike duhet të përqendrohen në reformat socio-ekonomike dhe politike. Për më tepër, megjithëse muslimanët e devotshëm duhet të respektohen, politikanët duhet të promovojnë natyrën laike dhe të respektojnë ndarjen midis fesë dhe shtetit”, ka shkruar në një postim në Facebook eksperti amerikan./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat