Çka e pret Vuçiqin në Nju Jork? - Bota Sot
Çka e pret Vuçiqin në Nju Jork?

Aktuale

Çka e pret Vuçiqin në Nju Jork?

Nga: F.B. Më: 22 shtator 2019 Në ora: 11:37
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në fillim të javës që vjen do të marr pjesë në Asamblenë e përgjithshme të 74-të të OKB-së, ku do diskutohet për ndryshimet klimatiken ndërkohë që do ketë takime edhe me lider të shumtë botëror, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

Në agjendën e takimeve  me liderë do të jetë gjithsesi zgjidhja e çështjes së Kosovës “ me çmimin më të vogël të mundshëm” për Serbinë.

Vuçiq do takohet në Nju Jork me kancelarin Angela Merkel, ndërkohë që ai ndjehet i befasuar më iniciativën për takim dhe vëmendjen që i kushton ajo Serbisë.

Ai ka paralajmëruar se në takime me lider do përballet me bisedime të rënda sepse Kosova do të jetë temë dominuese.

"Do takoj ministrin rus Lavrov. Nuk di nëse nisem sot apo nesër, sepse Tramp ka disa tubime dhe shqiptarët po lavdërohen për takim me te, kështu që mbase edhe unë shkoj dhe aktroj se bisedova me Tramp. Ndonëse çdo minutë i takimit është me rëndësi ", tha Vuçiqi.

Atje presidenti i Serbisë do takohet edhe me kryeministrin irlandez Leo Varadakar, presidentin e Guatemales Xhimi Morales si dhe kryetarin e Forumit Ekonomik Botëror Berger Brende.

Vuçiq do takohet edhe me kryesin e detyrës së sekretarit të Departamentit të Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi Filip Riker dhe drejtorin e “Forin ofiss” Riçard Mur.

Vuçiq ka paralajmëruar takim me kryeministrin e ri grek Micotakis dhe bisedës pasi  "Ai do dëshiroj të dëgjoj edhe pakën shqiptare dhe do lus mikun grek q ëmos të pranoj pavarësinë e Kosovës ", tha ai.

Parashihen edhe takime me kryetarin e Këshillit të Evropës Donald Tusk, nënkryetari e Komisionit Evropian Frank Timermans dhe ish-përfaqësuesin e BE Federika Mogerini.

Vuçiq do të mar pjesë edhe në ngjarjen përcjellëse në nivel të lartë të organizatës UNESCO „Ardhmëria e arsimimit” ku do marrin pjesë shume përfaqësues nga vende të ndryshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...