Gecaj: Kadri Veseli njeri i mjegullës, nuk mund të luftoj korrupsionin

Aktuale

Gecaj: Kadri Veseli njeri i mjegullës, nuk mund të luftoj korrupsionin

Nga: V.R Më: 22 shtator 2019 Në ora: 12:09
Kadri Veseli

I këtij mendimi është Bajram Gecaj, zyrtar në LDK, i cili për “Bota sot”, ka deklaruar se Kasdri Veseli nuk mund të s’patrohet pa u bërë një hetim nga një prokurori e gjyqësi profesionale.

“Kadri Veseli nuk mund të s’pastrohet derisa kjo të ndodh fillimisht për SHIK. Hetimi i thellësishëm dhe profesional të aktiviteteve të SHIK-ut mund të ndodh vetëm nga një polici, prokurori dhe gjyqësi profesionale, tërësisht jashtë çdo ndikimi politik”, tha ai.

Gecaj, e cilëson Veselin si njeri të mjegullës që vetëm mjegull prodhon.

“Njeriu i mjegullës, vetëm mjegull mund të prodhoi por kurrsesi luftë kundër korrupsionit dhe nepotizmit”, tha Gecaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat