Agim Bahtiri merr këtë vendim për nxënësit e Mitrovicës, pas tërmetit në Shqipëri

Aktuale

Agim Bahtiri merr këtë vendim për nxënësit e Mitrovicës, pas tërmetit në Shqipëri

Nga: D.RR Më: 22 shtator 2019 Në ora: 12:12
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka marrë vendim për kthimin e parakohshëm të gjimnazistëve që ndodheshin për vizitë në Shqipëri, pas tërmeteve atje.

Ai thotë se këtë vendim e kanë marrë për arsye të sigurisë së nxënësve.

Postimi i plotë:

Pas tërmeteve të një pas njëshme të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, komuna e Mitrovicës ka marrë vendim për kthimin e parakohshëm të gjimnazistëve që ndodheshin atje për vizitë.

Gjatë gjithë kohës kam qenë në kontakt direkt me stafin arsimor që e ka udhëhequr vizitën, për t'u kujdesur për sigurinë e nxënësve tanë.

Megjithatë, në fund kemi marrë vendim për kthimin e tyre në Mitrovicë, me ç'rast iu shprehu keqardhje nxënësve tanë, por që kjo është bërë për sigurinë e tyre. Fatmirësisht, asnjë nxënës nuk ka pësuar kurrfarë dëmi.

Qytetarëve të Shqipërisë të lënduar nga dridhjet e tokës, iu urojmë shërim të shpejt dhe lutem që raste të tilla të mos përsëriten asnjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat