Arben Gecaj: Merruni me vetën sa mirreni me PDK-në

Aktuale

Arben Gecaj: Merruni me vetën sa mirreni me PDK-në

Nga: V.R Më: 22 shtator 2019 Në ora: 12:29

Zyrtari i PDK-së, Arben Gecaj, në një deklaratë publike në Facebook, ka thënë se sa më shumë afrohen zgjedhjet aq më shumë thellohet dallimi se kush është për interes të shtetit, e kush për vetën.

Ai, ka thënë se partitë tjera po merren me PDK-në, më shumë se sa më idetë e tyre.

Postimi plotë:

Qare pa fol s’po kem. Fiks dy javë para se me dale te kutia po thellohet dallimi se kush është për lisa e kush për fshisa. Sa me konkret Kadri Veseli e PDK, aq më shumë të tjerat parti janë kah mirren vec me PDK, asesi me idetë e saja, po, jo këta kanë prap me na mashtru, jo vjedhja e votave, ja keta shiki e miki, jo kjo po ajo.

Strategji komplet e gabuar, krijohet ndjenja që thjesht, taktikisht, temat jane aq te komplikume me bisedimet, taksen e gjera tjera, s‘a ajo fjala, me ja ditë vetit hallin, është puna numër1. Thjesht siç duket se nuk duan te qeverisin, po qare pa bo fushatë nuk kanë.

Kqyrni kapak futboll, se e diele është sot, leni blerjen e votës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat