Tha se Kosova i ka dy probleme të mëdha, zyrtari i PSD-së e tall Krasniqin: Jo more bir, sen s’ke bo

Aktuale

Tha se Kosova i ka dy probleme të mëdha, zyrtari i PSD-së e tall Krasniqin: Jo more bir, sen s’ke bo

Nga: A.ZH Më: 22 shtator 2019 Në ora: 12:51
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate Jakup Krasniqi, ka thënë se Kosova i ka përpara dy probleme të mëdha politike.

Ai ka thënë se problemi i parë në Kosovë është se dikush ka marrë vendime pa pyetur, ndërsa problemi i dytë, sipas Krasniqit, është se dikush nuk mund të marrë vendim vetë.

Me këtë deklaratë të Krasniqit, ka ironizuar zyrtari për media në Partinë Socialdemokrate Shkodran Hoti.

Ai është tallur me Krasniqin, duke thënë se “i ka rënë të vërtetës mu në zemër”, përcjell Bota sot.

Sipas Hoti, në Kosovë janë një million problem, e jo dy.

Postimi i Hotit:

Më pëlqen jashtëzakonisht shumë kur dikush e ruan vikendin për ta publikuar ndonjë shkrim ku bërthama e tij është "këto janë dy problemet e Kosovës". Mendja tij që i ka ra të vërtetës mu në zemër, dhe një Kosovë e tërë do t'i duartrokasë. Me demek, me të sotmen fillon ceremonia e varrimit të problemeve të Kosovës dhe fillon një jetë e re.

Jo more bir, jo. Sen s'ke bo. I kemi 1 milion fucking probleme. Jo dy. As tre e katër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat