Hashim Thaçi: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, dy heronjë që dhanë shembullin suprem të përkushtimit për liri e çlirim

Aktuale

Hashim Thaçi: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, dy heronjë që dhanë shembullin suprem të përkushtimit për liri e çlirim

Nga: V.R Më: 22 shtator 2019 Në ora: 13:41
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në një postim në rrjetin social, në 21 vjetorin e rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Llladrovci, i ka përkujtuar këta të fundit duke thënë se kanë dhënë shëmbullin suprem të përkushtimit për liri dhe çlirimin e Kosovës.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk u mposht nga ofansivat e shtatorit 1998 në saje të guximit dhe trimërisë së dëshmorëve dhe heronjve tanë”, tha Thaçi.

Postimi plotë:

Para 21 viteve ranë heroikisht në ballë të betejës Komandanti Fehmi Lladrovci dhe bashkëluftëtarja e tij Xhevë Krasniqi - Lladrovci, duke dhënë shembullin më suprem të përkushtimit për liri dhe çlirim të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk u mposht nga ofansivat e shtatorit 1998 në saje të guximit dhe trimërisë së dëshmorëve dhe heronjve tanë. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat