Haradinaj: Disa po kërkojnë ndihmë në Tiranë, e Tirana mezi po i kryen punët e veta

Aktuale

Haradinaj: Disa po kërkojnë ndihmë në Tiranë, e Tirana mezi po i kryen punët e veta

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 14:09
Ramush Haradinaj

​Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka takuar sot qytetarët në Podujevë, me të cilët ka bashkëbiseduar për temat e ndryshme.

Në një moment, ai ka kritikuar edhe disa politikanë kosovarë të cilët, sipas tij, “shkojnë në Tiranë për t’u këshilluar, e Tirana mezi po i kryen punët e veta.

“Ka njerëz tanë që po shkojnë në Tiranë, a Tirana mezi po i kryen punët e veta. Po ata shkojnë atje me marr drejtimin qysh me u qeverisë Kosova, se nuk po guxojnë ose s’po besojnë që edhe ne jemi popull, jemi shtet, mund të qeverisim veten”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat