Hoti pyet Vetëvendosjen pse s’kishin reaguar kur gratë ishin cilësuar si kurva e lavire

Aktuale

Hoti pyet Vetëvendosjen pse s’kishin reaguar kur gratë ishin cilësuar si kurva e lavire

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 15:25
Shkodran Hoti

Ish-zyrtari i Vetëvendosjes, Shkodran Hoti, tash Zëdhënës i PSD’së, i ka quajtur pallavra deklaratat e sotme të Albin Kurtit për barazi gjinore.

Hoti ka thënë se askush në Vetëvendosje s’kishte reaguar kur Aida Dërguti, Besa Baftiu e Shqipe Pantina ishin quajtur lavire e kurva.

“Platforma e VV’së për emancipim dhe barazi gjinore shihet më së miri tek komentet më seksiste të mundshme në kor, që iu patën bërë Aida Dërgutit, Besa Baftiut dhe Shqipe Pantinës, kur dhanë dorëheqje nga kjo parti. Kurvë, lavire, e shitur etj., ishin komentet njëri pas tjetrit, që “feministet” brenda VV’së nuk e gjetën guximin kurrë t’i kundërshtonin apo denonconin. Asnjëherë nuk u distancua askush nga kjo gjuhë. Prandaj, pallavrat mund të shiten ne ndonjë sallë me militantë, por jo jashtë saj”, ka shkruar Hoti.

Albin Kurti sot në një tubim me gra të Vetëvendosjes tha se më 6 tetor merr fund pabarazia ndaj grave.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat