“Made in Kosova”, Veseli premton subvencionim të interesit të kredisë deri 80%

Aktuale

“Made in Kosova”, Veseli premton subvencionim të interesit të kredisë deri 80%

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 19:41
Kadri Veseli

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Kadri Veseli, ka premtuar sot se të gjithë prodhuesve që marrin kredi për prodhim dhe eksportim të produkteve “Made in Kosova”, do t’ua subvencionojnë interesin e kredisë deri në 80 për qind.

Ai me këtë rast ka thënë se qeverisja e tij e ardhshme po ashtu do t’i sigurojnë produktet bujqësore. 

“Shpërndajeni për t’i përkrahur prodhuesit vendorë”, shkruan Veseli në llogarinë e tij në Facebook, në të cilin ka postuar një video me premtimin për subvencionim të interesit të kredisë për të gjithë prodhuesit që marrin kredi për prodhim dhe eksportim të produkteve “Made in Kosova”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat