Batusha: Autostrada e Dukagjinit po kalon nëpër tokat e njerëzve partiak - Bota Sot
Batusha: Autostrada e Dukagjinit po kalon nëpër tokat e njerëzve partiak

Aktuale

Batusha: Autostrada e Dukagjinit po kalon nëpër tokat e njerëzve partiak

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 21:38
Agon Batusha

Kandidati nga radhët e Vetëvendosjes në qytetin e Gjakovës, Agon Batusha, ka thënë se trajektoret e Autostradës së Dukagjinit po shkojnë në tokat e njerëzve partiak që i kanë privatizuar vetë.

“Trajektorja e autostradës ka ndryshuar tre apo katër herë”, tha Batusha.

Ai tregoi se Vetëvendosje është pro ndërtimit të autostradës, por kundë idesë që është prezantuar aktualisht.

“Ne jemi pro idesë së autostradës, por kundër idesë së kësaj që është prezantuar”, është shprehur Batusha..

Batusha tha se projekti i Autostradës së Dukagjinit kalon pikërisht nëpër tokat e privatizuara nga njerëz partiak.

“Trajektoret e Autostradës së Dukagjinit janë pikërisht tu shku nga tokat që janë privatizuar nga njerëz partiak”, theksoi Batusha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...