Molliqaj: Qeverinë e re e pret dialogu, AAK-PSD ofron opsionin më të mirë

Aktuale

Molliqaj: Qeverinë e re e pret dialogu, AAK-PSD ofron opsionin më të mirë

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 21:41
Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj nga PSD ka vlerësua se kjo parti në bashkëpunim me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës kanë ndërtuar koalicionin e fitores.
Ai përmendi tre elementet e krijimit të këtij koalicioni parazgjedhor.

“Së pari ishte bashkëpunimi në disa prej temave të rëndësishme të momentit. E dyta ishte ajo që ne e konsiderojmë si të rëndësishme sepse bashkimi i forcave AAK-PSD e fuste në gare këtë koalicion për të qenë i pari dhe e treta fuqia realizuese e këtij bashkimi ishte e madhe në kuptimin e realizimit të programit”.

Molliqaj gjithashtu tha se kishte edhe opsione tjera për garën zgjedhore te PSD-së.

“Kishte opsione të tjera kishte edhe diskutime të brendshme. Ishte opsion edhe të shkonim vet në zgjedhje”.

“Ka pasur zëra në PSD që kanë besuar se do të duhej të ndërtohej një koalicion i spektrit të majtë, te cilin e kam kundërshtuar fuqishëm”.

“Zërat ne PSD ishin të arsyes ku mendoj të ndërtoheshin koalicionet ideologjike, mendoj që kishin vullnet të mirë por e injoronin gjendjen faktike”.

Molliqaj theksoi se koalicioni AAK-PSD është opsioni më i mirë, pikërisht ngase qeverinë e re e pret dialogu me Serbinë.

“Për mua janë tre opsione që po i ofrohen Kosovës. Është LDK-ja që mendon se përmbyllja e procesit të dialogut është me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe – përfaqëson këtë koncept të ndërtimit të konsensusit për marrëveshjen me Serbinë”.

“Është linja e dytë – linja e ndërrimit të territoreve, që zëshëm e përfaqëson presidenti Hashim Thaçi dhe fshehtazi PDK-ja. PDK po e din që kjo qeveri është ekskluzivisht për dialogun, e ata po flasin për luftimin e korrupsionit. Korrupsionin po e përdorin si mashtrim për me ikë prej temës”.

“Koalicioni ynë e përfaqëson opsionin e trete, të duhurin. Taksa – që nuk është vendosur me këtë qellim por ka përfunduar këtu, në qellim të ri – në njërën anë e pengon Thaçin dhe në anën tjetër e ka faktorizuar Kosovën. Qëllimi ynë është përmes taksës me e ngritë vlerën e Kosovës në përballje me Serbinë dhe oferta e Kosovës më e madhe në këtë kompromis me qenë tregu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat