Sherifi për Limajn: Njeriu i duhur në kohën e duhur

Aktuale

Sherifi për Limajn: Njeriu i duhur në kohën e duhur

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 21:50
Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate në kuadër të takimeve mobilizuese për zgjedhjet e 6 tetorit, mbrëmjen e sotme ka takuar strukturat në Prishtinë.

Sekretari i përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi ka lavdëruar  të parin e partisë, njëherësh pretendentin për kryeministër, duke thënë se Fatmir Limaj është njeriu i duhur në kohën e duhur.

Sherifi foli dhe për partinë e tij, ku tha se ajo nuk njeh zvogëlim, por vetëm rritje çdo ditë.

 “Nisma nuk njeh zvogëlim, Nisma njeh vetëm rritje, Ju jeni njeriu i duhur i kohës së duhur, sepse për 5 vjet pas daljes në skenë si kryetar, keni dëshmuar që asgjë tjetër nuk vlen pos transparenca, sinqeriteti dhe gatishmëria për të dhënë gjithçka prej vetes në funksion të rritjes së shtetit në funksion të mirëqenies së qytetarëve”, tha ai.

Kryetari i Degës së Nisma në Prishtinë, njëherësh ministri Skënder Reçica tha se ata janë alternativa e vetme qeverisëse dhe për këtë iu kërkoi qytetarëve që të votojnë për Nismën.

 “Ne jemi alternativa për shtetin e qëndrueshëm evropian, ku qytetarët do të kenë mundësi të barabarta, do të kenë jetë më të mirë, punësim dhe arsim e mirëqenie më të mirë. Për shkak se vlerat që ne udhëheqim kanë për objektivat shtetin dhe qytetarin në qendër”, u shpreh Reçica.

Kandidatët për deputetë të Nismës në Prishtinë janë Bilall Sherifi, Endrit Shala, Skender Reqica, Jeton Svirca, ArbenitaHalilaj, Dardan Krasniqi, Artan Neziri, Afërdita Gjonbalaj, Shkurta Berisha.Kandidatët për deputetë të Nismës në Prishtinë janë Bilall Sherifi, Endrit Shala, Skender Reqica, Jeton Svirca, ArbenitaHalilaj, Dardan Krasniqi, Artan Neziri, Afërdita Gjonbalaj, Shkurta Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat