Osmani u premton të rinjve: Zëri juaj do të dëgjohet më shumë pas 6 tetorit

Aktuale

Osmani u premton të rinjve: Zëri juaj do të dëgjohet më shumë pas 6 tetorit

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 22:24
Vjosa Osmani

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, gjatë një bashkëbisedimi sonte me të rinjtë e Prishtinës, ka thënë se pas 6 tetorit, me fitoren e LDK-së në zgjedhje, do të dëgjohet shumë më tepër zëri i të rinjve.

“Të rinjtë tanë në perëndim kanë dëshmuar se në kushte të barabarta asnjëherë nuk mungon suksesi. Për mua, ekipin që drejtoj dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, kjo nuk është vetëm një garë politike, por një momentum historik që do të përcaktojë të ardhmen e të rinjve tanë për 20 vjetët e ardhshme”, tha Osmani.

Sa i përket pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrje, Osmani premtoi se e konsideron të pamundshëm që të krijojë dhe të zbatoj një plan qeverisës pa pjesëmarrjen e rinisë.

“Qeverinë dhe qeverisjen unë nuk e shoh si vend akomodimi, por si vend shërbimi. Zëri i të rinjve do të dëgjohet shumë më tepër pas 6 tetorit me fitoren tonë në zgjedhje. Të rinjtë janë potenciali më i madh që ka Kosova dhe është e pamundur që të ecim përpara si shoqëri pa aktivimin e këtij resursi jetik për vendin”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat