Lëvizja Vetëvendosje kërkon ndihmën e qytetarëve për kthesën e madhe

Aktuale

Lëvizja Vetëvendosje kërkon ndihmën e qytetarëve për kthesën e madhe

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 23:21
Foto

Lëvizja Vetëvendosje u është drejtuar qytetarëve për mbështetje financiare për fushatën e zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit.

Si subjekti më transparent në Kosovë, ne e kemi pasur një mbështetje financiare në rritje, e cila është përkthyer edhe në rezultat më të mirë elektoral. Kësaj radhe fitorja jonë është e domosdoshme, për ta çliruar shtetin e Kosovës nga kapësit e korruptuar e kriminalë, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

“Ne nuk pranojmë financime nga persona apo biznese të dyshimta. Nuk pranojmë shuma të mëdha. Fuqia jonë bazohet në ndihmat e vogla, që na i jepni shumë prej jush. Andaj, me rastin e zgjedhjeve të 6 tetorit, ku Lëvizja Vetëvendosje! do të fitojë, ne duhet të bëjmë një fushatë perfekte”, thuhet më tej në njoftimin e kësaj partie.

Për ta arritur këtë, Vetëvendosje e sheh si të nevojshme ndihmën e qytetarëve për ta sjellë, siç thuhet, më pranë kthesën e madhe.

“Qeveria Kurti do të jetë momenti i kthimit të Kosovës kah e mbara, për të gjithë qytetarët e saj”, përfundon njoftimi i Vetëvendosjes, e cila fton qytetarët të gjejnë udhëzimet në faqen donacion.vetevendosje.org.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat