OSBE organizon forum rinor mbi të drejtat e njeriut - Bota Sot
OSBE organizon forum rinor mbi të drejtat e njeriut

Aktuale

OSBE organizon forum rinor mbi të drejtat e njeriut

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 06:03
Arkiv

Nën organizimin e Misionit të OSBE-së në Kosovë sot do të fillojë punimet në Prishtinë forumi rinor katër-ditor i titulluar “Qasja e të rinjve në të drejtat e njeriut”.

Ngjarja do të mbledhë të rinj nga radhët e komuniteteve, besimeve fetare e sfondeve gjuhësore të ndryshme në Kosovë.

Rreth 90 pjesëmarrës të rinj, bashkë me folës të ndryshëm nga organizata ndërkombëtare, organizata joqeveritare dhe struktura lokale politike, do të reflektojnë mbi mënyrat e fuqizimit të rinisë në funksion të krijimit dhe ruajtjes së shoqërive demokratike stabile.

Gjatë katër ditëve sa do të zgjasë forumi, do të mbahen tri seanca plenare mbi fuqizimin e lidershipit tek të rinjtë, arritjen e barazisë gjinore dhe pjesëmarrjen e shtuar në procese vendimmarrëse.

Në vijim të seancave plenare, pjesëmarrësit do të ndahen në tri grupe të fokusuara ku do shtjellohen sfidat  e të drejtave të njeriut në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit; të drejtat e njeriut, toleranca dhe liria e besimit; si dhe të rinjtë dhe siguria.

Fjalime hyrëse do të mbajnë Kilian Wahl, zëvendësshef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Arta Rama-Hajrizi, kryetare e Gjykatës Kushtetuese, dhe Stefano Gnocchi, Këshilltar për Komunitetet Pakicë dhe Trashëgimi Fetare e Kulturore nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Përmes një video mesazhi, pjesëmarrësve do të ju drejtohet edhe Alba Brojka, Përfaqësuese e Posaçme në Zyrën për Rini dhe Siguri në kuadrin e Kryesisë Sllovake të OSBE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...