Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Visar Ymeri, në vitin 2015 kishin krejt një kauzë tjetër.
Ata duke e kundërshtuar ashpër Demarkacionin me Malin e Zi, ishin “qartë” edhe me sigurimin e Kuvendit të Kosovës, ku pastaj me dhunë u futën në Kuvend.
Atëbotë, Haradinaj dhe Ymeri ishin kundër ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi. Madje ata ishin edhe iniciator të një peticioni ku 205 mijë qytetarë e nënshkruan atë.
Megjithatë, pasi Haradinaj u bë kryeministër i Kosovës, me “kënaqësi” e votoi Demarkacionin dhe në këtë mënyrë Malit të Zi iu falën 8200 hektarë tokë.
Për këtë çështje kandidati për deputet i LVV-së, thotë se tash përsëri janë bashkë Haradinaj e Ymerit, por në role të tjera.
Lexojeni postimin e plotë:
Nuk thuhet kot se "Zoti mahitet në mënyrë të çuditshme me njerëz".
Dy kryetarë të partive opozitare, Visari (LV) dhe Ramushi (AAK), duke u gaxhumit me sigurimin e Kuvendit lidhur me peticionin kundër demarkacionit.
Tashti përsëri bashkë por në role tjera.
Veç që Malit Zi ju falën 8200 hektarë.
Sa për freskim të memories: 205 mijë qytetarë nënshkruan peticonin kundër demarkacionit.