Ilir Kërqeli premton se si deputet do të krijojë kushte të mira për të rinjtë dhe do ta ndal ikjen e tyre

Aktuale

Ilir Kërqeli premton se si deputet do të krijojë kushte të mira për të rinjtë dhe do ta ndal ikjen e tyre

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 10:31
Ilir Kërqeli

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Kërqeli, i cili ka numrin 77 në listën e Vetëvendosjes, është zotuar se do ai dhe VV-ja do të ndryshojnë për të mirë vendin dhe ikja e të rinjve do të ndalet.

Ai thotë se numri i të rinjve që po ikin nga vendi, mund të na ngjajë me një luftë, por sipas tij, luftë nuk ka ose të paktën ne nuk po e shohim.

Kërqeli thekson se rinia nuk i ka fajet për këtë gjendje, por fajtor janë pushtetarët që e kanë udhëhequr vendin që 20 vite të pasluftës.

Ai bën thirrje për mobilizim, që ta ndryshojmë vendin.

Ndiqni videon e Ilir Kërqelit:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat