E zbulon Molliqaj: Kur isha në Vetëvendosje, amerikanët nuk na kanë takuar fare

Aktuale

E zbulon Molliqaj: Kur isha në Vetëvendosje, amerikanët nuk na kanë takuar fare

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 10:53
Dardan Molliqaj

Kandidati për deputet nga radhët e PSD’së, Dardan Molliqaj ka zbuluar se sa kishte qenë në Vetëvendosje, këtë parti nuk e kishin vizituar fare amerikanët.

Molliqaj duke folur për taksën dhe koalicionin me AAK, thotë se zyrtarët amerikan nuk e kanë takuar fare Lëvizjen Vetëvendosje derisa ishte në atë parti.

“Unë kam qenë pjesë e një partie që amerikanët nuk na kanë takuar fare, edhe sot e kësaj dite të gjithë kandidatët për kryeministër, i ka taku ambasadori amerikan, përveç dy, zotin Limaj dhe Kurtin”, tha Molliqaj.

Gjithsesi nuk e mohoi që në të kaluarën ka pasur edhe mospajtime me Ramush Haradinajn, por që koaliconi s’mund të quhet martesë, por një bashkëpunim politik.

“Unë po refuzoj me trajtu koalicionin si martesë, por është një bashkëpunim politik dhe interesa të përbashkëta. Mendoj që gjendje statike nuk ka. Në situata politike, subjektet ose situatat ndryshojnë”, ka thënë Molliqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat