Zbulohet misteri i shenjës së Kadri Veselit

Aktuale

Zbulohet misteri i shenjës së Kadri Veselit

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 11:22
Kadri Veseli

Me liderin e PDK-së, Kadri Veselin, u morën shumë njerëz në rrjetet sociale, pasi që shpesh është parë duke bërë një shenjë me dorë në tubimet e shumta dhe në daljet televizive.

Disa madje gjatë një debati televiziv me analistë e kishin krahasuar edhe me Spiderman-in.

Por e vërteta duket se është krejt ndryshe.

Veseli me sa shihet nga fotografitë publike e ka shprehi të veten këtë shenjë, të cilën e praktikon shumë shpesh.

Po ashtu, kjo është një shenjë shumë e përhapur në mesin e të rinjve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka domethënien “I Love You”.

Kudo në botë njihet me akronimin “ILY” dhe është një simbol nga Gjuha e Shenjave Amerikane, që nënkupton shprehje joformale të ndjenjave pozitive, duke filluar nga respekti i përgjithshëm deri te dashuria për pranuesin e shenjës.

Lexoni sqarimin: https://en.wikipedia.org/wiki/ILY_sign

Si simbol pozitiv thuhet se ka “lindur” ne mesin e nxënësve të shkollës së shurdhër, duke përdorur Gjuhën e Shenjave Amerikane, për të krijuar një shenjë nga një kombinim i shenjave për shkronjat I, L dhe Y (I Love You).

Në fotografitë e mëposhtme mund ta shihni sa shpesh e ka përdorur Veseli këtë shenjë:

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat