Vjen goditja e rëndë për Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn: Promotor të së keqes, po përkrahin krimin

Aktuale

Vjen goditja e rëndë për Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn: Promotor të së keqes, po përkrahin krimin

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 18:13
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, që njëherit është edhe pjesë e listës së Lëvizjës Vetëvendosje, për deputet të Kuvendit të Kosovës, ka reaguar ndaj krerëve të OVL-së së UÇK-s.

Islami thotë se Hysni Gucatit dhe nënkryetarit Nasim Haradinajnë vend që t'i përfaqësojnë vlerat e luftës dhe luftëtarët e lirisë, po përkrahin.

“I reagoj ashpër kryetarit të OVL Hysni Gucatit dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj, të cilët janë bërë promotor të së keqes duke përkrahur njerëzit të cilët e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje”, deklaron Islami në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje, ai ka kërkuar nga veteranët e UÇK që t'i bojkotojnë këta profiter, përcjell “Bota sot”.

“Ata, në vend që t'i përfaqësojnë vlerat e luftës dhe luftëtarët e lirisë, po përkrahin krimin dhe kërkojë nga veteranët e UÇK që t'i bojkotojnë këta profiter, mashtrues, hajdutë, të cilët e shkatërruan vendin”, shkruan Islami në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat