Arrihet marrëveshja e Vëllazërisë Malajzi - Kosovë

Aktuale

Arrihet marrëveshja e Vëllazërisë Malajzi - Kosovë

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 18:35
Dr.Tun Omar Lokman dhe Dr.Rabit Sadiku

Kroaci-Osijek 21 Shtator 2019,

Arrihet marrëveshja e Vëllazërisë Malajzi - Kosovë

Me rastin e Ditës Botërore të Paqes në Kroaci, Osijek, në ambientet e Hotel Central është arritur marrëveshja e Vëllazërisë, Malajzi - Kosovë.

Kjo marrëveshje me karakter ndërkombëtar ka për qëllim bashkëpunimin e Malajzisë me Kosovën, por edhe afirmimin e vendit tonë në Lindjen e Largët.

Komuniteti i Malajzisë si përfaqësues kryesorë kishte Dr.Tun Omar Lokman, ndërkohë që ai i Kosovës përfaqësohej nga Dr.Rabit Sadiku.

Marrëveshja u realizua me prezencën e kryetarit të Komitetit Botëror të Paqes 202 shtete, ekselencës së tij, Dr Djuyoto Suntani.

#marrëveshjaevëllazërisëmalajzikosovë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat