Veseli premton lehtësira të shumta fiskale për investuesit

Aktuale

Veseli premton lehtësira të shumta fiskale për investuesit

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 19:35
Kadri Veseli

Kandidati i PDK-së për kryeministër Kadri Veseli, gjatë takimeve me banorë në lagjet dhe fshatrat e Mitrovicës, ka premtuar se vetëm me investime të mëdha, vendore dhe të huaja, do t’ia kthejnë Mitrovicës reputacionin si motor i zhvillimit të tërë Kosovës.

Ai ka paralajmëruar me këtë rast se për të gjitha ata që investojnë në Mitrovicë dhe kudo në Kosovë, do të ketë lehtësira të shumta fiskale, teksa tha se investitorët vendorë dhe të huaj do të stimulohen edhe përmes përshkallëzimit të tatimit në të ardhurat e korporatave.

“Ne do të tërheqim investitorë të mëdhenj për ta rigjeneruar industrinë e Kosovës. Në investimet mbi 100 mijë euro, që krijojnë mbi 5 vende të punës, tatimi në të ardhura të korporatës do të jetë 8 për qind. Në ato prej 500 mijë deri në 1 milion euro, që krijojnë mbi 8 vende të punës, tatimi për 10 vjet do të jetë 7 për qind”, shkruan Veseli në Facebook.

“Në investimet prej 1 milion deri në 3 milionë euro, që krijojnë mbi 20 vende të punës, tatimi do të jetë 6 për qind për 10 vjet. Kurse, në investimet mbi 3 milionë euro që krijojnë mbi 30 vende të punës, nuk do të ketë fare tatim në të ardhura të korporatës për 10 vjet”, shton Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat