“Kadri Veseli me luftën ndaj korrupsionit po tenton ta s’pastroj të kaluarën e vet”

Aktuale

“Kadri Veseli me luftën ndaj korrupsionit po tenton ta s’pastroj të kaluarën e vet”

Nga: V.R Më: 23 shtator 2019 Në ora: 20:21
Kadri Veseli

I këtij mendimi është publicisti Nexhat Haziri, ka deklaruar se deklaratat mashtruese të Kadri Veselit bërë gjatë kësaj fushate parazgjedhore për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, pjesë e së cilave tani e 20 vite, janë deklarata me të cilat ai po mundohet të fitoj një lloj rehabilimitimi nga aktiviteti i tij gjatë dy dekadave.

“Të gjitha këto deklarata tregojnë poashtu edhe frustrimin e tij me të kaluarën e vet dhe eksponentëve të lartë të PDK-së, të cilën Kadri Veseli po mundohet ta shlyej duke u shitur në opinion si një engjyll I rilindur, apo duke luajtor rolin e një aktori të dobët të atij që në të vertetë nuk është”, tha ai.

Opinioni kosovar, sipas Hazirit, është i informuar dhe i vetdisuar se z. Veseli dhe paraardhësi i tij në krye të PDK-së, presidenti Thaçi, nga shumë sherbime të intelegjencës së vendeve partnere dhe përkrahëse të Kosovës, nga mediat prestigjioze ndërkombëtare  profilizohen si kokat e krimit të organizuar në Kosovë, andaj besoj se qytetarët e Kosovës nuk do të tundohen nga dekleratat e “ëmbëla” të z. Veseli.

“Mendoj se vendi ku do të rehabilitohej z. Veseli dhe shokët e tij nuk është fushata parazgjedhore, por gjykatat, aty ku dohet dhënë llogari për gjithë veprat e tyre inkriminuese me të cilat e sollën Kosovën në një gjendje të pashpresë”, tha Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat