Sami Lushtaku dhe Gani Geci flasin për Enver Hoxhën dhe Titon

Aktuale

Sami Lushtaku dhe Gani Geci flasin për Enver Hoxhën dhe Titon

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 20:50
Gani Geci dhe Sami Lushtaku

Gani Geci dhe Sami Lushtaku janë të ftuar në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

Në fillim të emisionin ish-deputeti i LDK’së, Gani Geci, ka treguar se përse ka vendosur të ulet në anën e djathtë në studio.

“Jam djathtist edhe me pikëpamje politike, ndërsa miku im Samija është majtist pasi që e ka dashur Enver Hoxhën. Mirëpo përkundër pikëpamjeve unë Saminë e kam mik të mirë”, ka thënë Geci.

Këto komente Geci i ka bërë edhe pse partia nga e cila vjen Sami Lushtaku, PDK, është e djathtë me pikëpamje politike.

“Unë jam djathtist. Mirëpo gjithmonë e kam dashur Shqipërinë dhe Enver Hoxhën, ndërsa nuk e kam dashur Jugosllavinë dhe Titon”, ka thënë Lushtaku.

Ndërkohë Geci përsëri i është përgjigjur duke thënë se edhe ai e don Shqipërinë por nuk e ka dashur Enver Hoxhën pasi që ka qenë komunist.

“Enver Hoxha ka qenë mik me Titën”, ka shtuar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat