Quni kategorizon në tri grupe gjendjen e ish-luftëtarëve të UÇK-së

Aktuale

Quni kategorizon në tri grupe gjendjen e ish-luftëtarëve të UÇK-së

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 21:14
Anton Çuni

Shefi i Shtabit në Betejën e Koshares, Anton Çuni, ka bërë një kategorizim të gjendjes së ish-ushtarëve të UÇK-së, pas luftës në Kosovë.

Në Rubikon të KTV-së, ai ka thënë se nuk ka ndonjë statistikë ekzakte në lidhje me gjendjen e ish-luftëtarëve, duke filluar nga vendi ku jetojnë, punësimi e risocializimi i tyre.

Kësisoj, ai ka thënë se mundet të flasë vetëm me terma të përgjithshëm.

“Shumë prej tyre janë të kyçur në jetën politike e sociale. Një pjesë e tyre merren me afarizëm dhe përgjegjësi të tjera. Është edhe një kategori që pas luftës nuk kanë arritur të gjejnë vetën, ose nuk kanë arritur të risocialzohen, e ndoshta janë buzë varfërisë dhe sot luftojnë për ekzistencë”, ka thënë Quni.

Veçmas për këtë kategorinë e fundit, Quni ka thënë adresat janë të shumta, por së pari janë ato institucionale.

Ai ka thënë se fillimisht sa Kosova administrohej nga bashkësia ndërkombëtare, institucionet e Kosovës nuk është se kanë pasur shumë të bëjnë me këto kategori.

“Kjo temë fillon të sensibilizohet pas shpalljes së pavarësisë, kur institucionet i marrin kompetencat në dorë, veçmas Ministria e Mirëqenies Sociale e deri te Ligji për Veteranët i miratuar në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Quni, ish-deputet e tash kandidat për të qenë sërish deputet nga radhët e LDK-së.

“Rezultoi me një numër të ekzagjeruar të veteranëve. Sot ka lider të partive politike që e mbrojnë këtë numër, dhe të tjerë që thonë se ky numër është i ekzagjeruar”, ka thënë tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat