Gani Geci dhe Sami Lushtaku tregojnë se kur dhe si e kanë njohur Hashim Thaçin

Aktuale

Gani Geci dhe Sami Lushtaku tregojnë se kur dhe si e kanë njohur Hashim Thaçin

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 21:18
Gani Geci dhe Sami Lushtaku

Ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe dy nga figurat që themeluan UÇK’në, Gani Geci e Sami Lushtaku, kanë rrëfyer se si e kanë njohur presidentin Thaçi.

Sami Lushtaku tha se e ka njohur shumë kohë më parë, por zgjodhi të përmend aksionin e armatosur “Te stacioni” në Drenas.

“Unë e kam njoftë moti Hashim Thaçin, por dua të përmendi aksionin e vitit 92’ ku kemi marrë pjesë bashkë në Drenas “Te stacioni”, ka thënë Lushtaku në Pressing.

Ndërsa Geci tha se Thaçin e ka njohur shumë kohë më parë pasi ishin edhe një gjeneratë.

“Unë me Hashim Thaçin kemi qenë shokë të gjeneratës, ai ka qenë në drejtimin ‘Kimi-teknologji’. Ai ka qenë anëtar i forumit rinor në kohën kur ademi shkoi në ushtrime Thaçi u bë kryetar, deri në mbledhjen tjetër”, tregoi Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat