Dushi: As moti i ligë nuk i ndali mbështetësit e LDK-së

Aktuale

Dushi: As moti i ligë nuk i ndali mbështetësit e LDK-së

Nga: G.B Më: 23 shtator 2019 Në ora: 21:07
Vjosa Osmani dhe Florian Dushi

Kandidati për deputet nga LDK, Florian Dushi, ka thënë se as moti i lig e as ndryshimi i vendit nuk i ndalën mbështetësit e LDK-së, të marrin pjesë në tubimin e organizuar nga Dega e Dytë e LDK-së - Qyteti i Vjetër në Prishtinë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai si kryetar i kësaj dege, ka falënderuar ata që i janë përgjigjur ftesës për t’i kontribuar atyre në rrugën e ndryshimit.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Prishtinë - Dega e Dytë e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Pjesëmarrja dhe entuziami i qytetarëve në tubimin e organizuar nga Dega e Dytë e LDK-së - Qyteti i Vjetër në Prishtinë, dëshmojnë më së miri rrugën që kemi zgjedhur dhe mbështetjen plebishitare që presim për Listën e Kandidatëve të LDK-së dhe Kandidatën për Kryeministre Znj. Vjosa Osmani.

As moti i ligë, e as ndryshimi i vendit të takimit nuk i ndalën mbështetësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të marrin pjesë në këtë tubim dhe të mbështesin subjektin tonë në mënyrë masovike.

Si Kryetar i Degës së Dytë, në emër timin dhe në emër të kryesisë së Degës, përulem dhe ju falënderoj të gjithë juve që i’u përgjigjët ftesës sonë për të kontribuar në këtë formë, në rrugën e ndryshimit që kemi marrë së bashku e që do kurorëzohet më 6 Tetor.

Zëri juaj që kumbonte pro ndryshimit gjatë gjithë takimit, nuk do mbetet brenda atyre mureve të hapsirës ku ishim së bashku, do ngritet në nivel të Kosovës për të përcjellur kërkesat tuaja për shpëtimin e Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat