LDK ka deklaruar se nuk do të bëjë koalicion me PDK-në.
E një aktivist nga Mazreku i Hasit, e ka pyetur kandidatin për deputet të LDK-së, Haxhi Avdyli, se si tu besojnë që kurrë s’do të shkojnë në koalicion me PDK-në, përcjell Bota sot.
E përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se e ka siguruar se përveç vendimit unanim të Këshillit të përgjithshëm, garancia më e madhe është Vjosa Osmani.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Në pyetjen nga një aktivisti nga Mazreku i Hasit se si mund të besojmë që kurrë sdo shkoni në koalicion me PDK-në e sigurova se përveq vendimit unanim të Këshillit të përgjithshëm , përveq vullnetit tuaj, dhe të tërë strukturës së LDK-së, kundërshtisë së deputetëve , sdi a ka garanci më madhe që ky koalicion sdo ndodhë se sa vetë VJOSA OSMANI. Sjanë vetëm deklaratat e saj tē forta por edhe veprimet në të kaluarën që në vazhdimësi ka kundërshtuar me vendime politike koalicionin LDK- PDK. Sdo ketë koalicion me PDK dhe për të skam asnje një pikë dyshimi.