Albin Kurti godet Vjosa Osmanin: Janë ngjallur imagjinatat në LDK për koalicion paszgjedhor me PDK-në

Aktuale

Albin Kurti godet Vjosa Osmanin: Janë ngjallur imagjinatat në LDK për koalicion paszgjedhor me PDK-në

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 22:25
Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sonte në Debat Plus ka folur për mos arritjen e koalicionit me LDK’në.

Kurti iu referua deklaratës së Vjosa Osmanit e cila më herët kishte thënë se ‘nëse VV nuk dëshiron të bashkëpunojë me LDK’në atëherë ne do të gjejmë partnerë qeverisës’.

Rreth kësaj deklarate,  Kurti ka thënë se pas mosardhjes në koalicion, në LDK ka nisur një ujdi me PDK’në.

“Shikoni për mua është shumë e qartë për mosardhjen në koalicion me ne është zgjatur për të bërë koalicion paszgjedhor me PDK. Sepse ata kanë bërë ujdi dhe do të dalin në shesh herë do kur do”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se në takimin mes tij dhe Isa Mustafës kur prezent ishte edhe Lutfi Haziri, Kurti u shpreh se ky i fundit ishte më i lumturi.

“E kam thënë më herët që takimi që kishim më i lumtur ishte ai që s’kishte fituar asgjë, as nuk u bë kandidat për kryeministër, as kryetar partie, ai ishte më i gëzuar”, ka thënë Kurti për Hazirin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat