Gani Geci dhe Sami Lushtaku përplasen për Vjosa Osmanin

Aktuale

Gani Geci dhe Sami Lushtaku përplasen për Vjosa Osmanin

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 22:33
Gani Geci dhe Sami Lushtaku

Në emisionin Pressing të Televizionit 7, Sami Lushtaku i PDK’së dhe Gani Geci i LDK’së kanë komentuar zgjedhjet e 6 tetorit dhe partinë që do të dalë e para.

Geci shprehet i sigurt se LDK’ja me kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmanin, do t’i fitojë zgjedhjet.

“Një grua e martuar, me fmijë, e përgatitur më shumë se kushdo. Me logjikë të Evropës, ajo ka me fitu”, ka thënë Geci.

Ndërkaq, sipas Sami Lushtakut, Osmanni nuk do të mund të marrë vendime vetë nëse zgjedhet kryeministre, por i duhet t’i pyes të tjerët.

“Kjo gruaja [Vjosa Osmani] duhet të shkojë t’i pyes të tjerët për të marrë një vendim”, ka thënë Lushtaku.

Ndërkaq Geci thotë se Osmani është aq e fortë sa ka qëndruar e vetme duke e kundërshtuar koalicionin e LDK’së me PDK’në në vitin 2015 dhe zgjedhjen e Hashim Thacit president.

“Kjo ka guxu edhe kur ka qenë vec vetëm, me i dalë Hashim Thacit edhe me i thanë se nuk jam me ty”, ka thënë Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat