Thaçi: Kosova mbetet shembull për bashkëjetesën ndërmjet religjioneve

Aktuale

Thaçi: Kosova mbetet shembull për bashkëjetesën ndërmjet religjioneve

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 23:21
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi bashkë me zëvendëskryeministrin në detyrë Behgjet Pacollin, morën pjesë në një konferencë udhëhequr nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Në kuadër të pjesëmarrjes së tyre në konferencën “Global Call to Protect Religious Freedom”, Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova mbetet shembull për bashkëjetesën ndërmjet religjioneve.

”Bashkë me zëvdëskryeministrin në detyrë, Behgjet Pacollin, morëm pjesë në konferencën “Global Call to Protect Religious Freedom”, e udhëhequr nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Ndajmë vizionin e presidentit amerikan, Trump, për liritë fetare në botë. Kosova mbetet shembull për bashkëjetesën ndërmjet religjioneve. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat