Hisen Berisha nuk mund ta rehabilitojë PDK-në

Aktuale

Hisen Berisha nuk mund ta rehabilitojë PDK-në

Nga: V.R Më: 23 shtator 2019 Në ora: 23:27
Hisen Berisha

Publicisti Rexhep Shahu, në një prononcim publik në Facebook, deklaroi se komandanti i sapo aderuar në PDK, Hisen Berisha i Koshares, nuk mund ta reabilitoj PDK-në.

Ai, nëpërmjet postimit i ka bërë lutje Berishës që të mos bëhet ushtar i rëndomtë me strajcë votash në shpinë për PDK-në.

Postimi plotë:

Komandant shumë i nderuar Hisen Berisha i Koshares, të çmoj, e të nderoj për luftën që ke bere se nuk ke bere lojë luftash por luftë.
Të lutem mos u bëj ushtar i rëndomtë me strajce votash në shpinë për PDK parti që moralisht nuk duhet të lypë pushtet për dy dekada por vetëm vota mbijetese të mos shkrihet si parti.
Komandant, dua e duhet të jesh në parlament patjetër.
Por nuk e rehabiliton dot PDK që duhet të bëjë pak pushim.
Ji komandant të lutem, mos u bëj ushtar gavete.


Me nderim Rexhep Shahu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat