Musliu: Mobilizim madhështor i drenicasve për Kadri Veselin kryeministër

Aktuale

Musliu: Mobilizim madhështor i drenicasve për Kadri Veselin kryeministër

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 23:44
Veseli dhe Musliu

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK’së, Ganimete Musliu ka thënë se sonte në Llaushë e Klinë të Ulët të Skenderajt mezi i zuri vendi njerëzit që kishin ardhur të presin kandidatin për kryeministër, Kadri Veselin.

Ajo shkruan se pati mobilizim madhështor të drenicakëve për Veselin.

‘’Në Llaushë e Klinë të Ulët te Skenderajt, hapësirat ishin të mëdha, por të vogla sa për t’i zënë të gjithë simpatizantët e PDK-së, që erdhën për ta nderuar dhe dëgjuar shpalosjen e planit dhe vizionit të Kryeministrit në ardhje, Kadri Veselit. Ky mobilzim madhështor i drenicasve, ka vetëm një tregues: që Sami Lushtaku është figura me unifikuese në Drenicë dhe PDK është fituesja, e Kadri Veseli Kryeministër pas datës 6 Tetor’’, ka shkruar Musliu në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat