Nesër fillon zyrtarisht fushata, PZAP thërret konferencë për media

Aktuale

Nesër fillon zyrtarisht fushata, PZAP thërret konferencë për media

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 07:19
Ilustrim

Një ditë para se zyrtarisht të fillojë fushata për zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës, Paneli Zgjedhore për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka thirrur konferencë për media.

Sipas PZAP-it, kjo bëhet me qëllim të informimit të opinionit për fushatën e subjekteve politike, kandidatëve të tyre, anëtarëve të subjekteve politike dhe mbështetësve të tyre e cila fillon nesër dhe përfundon më 4 tetor.

Konferenca do të mbahet me fillim nga ora 10:30.

Ndryshe, PZAP është institucion i pavarur përgjegjës për të vendosur për ankesat dhe apelet që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat