Meliza Haradinaj: Kurti ka mangësi mbi sistemin gjyqësor dhe atë ekonomik, ja dy shembuj

Aktuale

Meliza Haradinaj: Kurti ka mangësi mbi sistemin gjyqësor dhe atë ekonomik, ja dy shembuj

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 07:35
Meliza Haradinaj

Anëtarja e kryesisë qendrore të AAK-së dhe këshilltarja e ish kryeministrit, Ramush Haradinaj, Meliza Haradinaj përmes një postimi ka komentuar debatin e Albin Kurtit me analistët në RTV Dukagjini.

Ajo ka thënë se Kurti ka mangësi të theksuara mbi sistemin gjyqësor dhe ekonomik.

Ajo i ka cekur dy shembuj që sipas saj tregojnë  se sa i mangët është kryetari i LVV-së në këto dy fusha.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë:

Pas dështimit eklatant në T7, na shfaqet sërish Albini i rikëshilluar në TV Dukagjini, me mangësi të theksuara mbi sistemin gjyqësor dhe atë ekonomik. Ja dy shembuj:

1. I përzien dy sisteme të së drejtës: atë anglosaksone (që bazohet në presedan) me atë eurokontinentale (sistemi civil që aktualisht e ka Kosova). Albini don t’ia kufizojë gjyqtarit diskrecionin duke e kufizuar atë në vendime të mëhershme! Pas konceptit ‘qeveri e re, prokurori e re’ – tani i shtohet edhe ‘sistem i ri.’ Paskan harruar t’i tregojnë poashtu që projektin e digjitalizimit në gjyqësor e kanë bërë norvegjezët tashmë, dhe ata që ia kanë shkruar programin, duhet t’a kursejnë liderin nga ky zotim i painformuar.

2. I ngatërron investimet direkte të huaja (FDI) me remitencat. Dëshiron t’a rrisë buxhetin me remitenca kur dihet që shumica shkojnë në konsum. Ky ose nuk i njeh fare bazat e ekonomisë, ose dëshiron t’i vendosë taksë bashkëatdhetarëve në paratë që i dërgojnë për familjarët e tyre në Kosovë. Vizion i qartë: heqje e taksës 100% ndaj Serbisë, vendosje e taksës për bashkëatdhetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat