Ish zëvendësministri: Mos i fitofshi zgjedhjet

Aktuale

Ish zëvendësministri: Mos i fitofshi zgjedhjet

Nga: H.O. Më: 24 shtator 2019 Në ora: 07:40
Ilustrim

Ish zëvendësministri në Qeverinë Haradinaj, Bashkim Musliu në një postim të tij në Facebook ka shkruar se rezultateve të zgjedhjeve frikësohet se ata që do të fitojnë mund “të çmenden nga lumturia dhe jo vetëm që do ta harrojnë popullin, por edhe vetveten”.

Këtë e ka krahasuar me kohë e një gjenerali romak që kishte fituar zgjedhjet.

Ndryshe, Musliu ditë më parë kishte dhënë dorëheqje nga Nisma, si shkak i pakënaqësisë për koalicionin që kjo parti e bëri me AKR-në.

Postimi i plotë:

Një gjeneral romak që kishte fituar luftën dhe e kishte mbrojtur Romën e dinte se me çfarë madhështie do ta pritnin qytetarët e Romës kur të futej në qytet; e dinte se do ta prisnin si perëndi.

Për të mos u çmendur nga lavdia porositi një ushtar që kur të futej në qytet t'i përshpëriste në vesh fjalinë AMORTE MENTO ( kujtoje vdekjen).

Shqetësimi im është se po fituan disa liderë në zgjedhje do të çmenden nga lumturia dhe jo vetëm që do ta harrojnë popullin, por edhe vetveten.

Urimi më i mirë për ta: mos i fitofshi zgjedhjet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat