Haradinaj: Është hequr tabela me mbishkrimin “Republika e Serbisë” në Zubin Potok

Aktuale

Haradinaj: Është hequr tabela me mbishkrimin “Republika e Serbisë” në Zubin Potok

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 10:07
Foto

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë sot se është hequr tabela e raportuar nga mediat që ishte vendosur në Zubin Potok.

Në këtë tabelë ishte shkruar “Republika e Serbisë” dhe “Krahina Autonome e Kosovës”.

“Të dashur qytetarë, Tabela në Zubin Potok, për të cilën është raportuar dje në media, është hequr mbrëmë nga organet e zbatimit të ligjit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe për vendosjen e kësaj tabele sot ka reaguar edhe historiani i njohur, Jusuf Buxhovi.

“Realiteti i ynë sot: Agresioni i Serbisë në Kosovë si edhe krekosja e politikanëve tanë për Kosovën 100% shtet”, ka shkruar Buxhovi në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat