Myftiu Tërnava e “bekon” fillimin e fushatës, thotë se BIK-u do të rrijë neutral

Aktuale

Myftiu Tërnava e “bekon” fillimin e fushatës, thotë se BIK-u do të rrijë neutral

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 11:01
Naim Tërnava

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava ka “bekuar” fillimin e fushatës zgjedhore. Ai u ka kërkuar partive politike që të gjatë fushatës të tregojnë kulturë dhe sjellje të lartë, derisa ka ka thënë se Bashkësia Islame do ta ruaj paanshmërinë politike.

Ai në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës ka dëshiruar fushatë të ndershme, të qetë dhe pa probleme.

“Si Myfti i Republikës dhe si udhëheqës i njërit prej institucioneve tona më të mëdha fetare dhe jo vetëm, kërkoj nga të gjitha ju që gjatë fushatës të tregoni kulturë dhe sjellje të lartë.

Pavarësisht dallimeve politike, gjërat tjera na bashkojnë, dhe pas datës 6 tetor, prapë bashkë duhet t’i kryejmë punët. Ne, si institucion fetar, do të ruajmë paanshmërinë politike, sepse ju të gjithë na përkisni neve dhe ne iu përkasim juve të gjithëve”, ka shkruar Tërnava.

Ky është mesazhi i tij i plotë:

Mesazh me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Të nderuar kandidatë për deputetë,
Nesër, zyrtarisht hapet fushat zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Kosovës.
Si Myfti i Republikës dhe si udhëheqës i njërit prej institucioneve tona më të mëdha fetare dhe jo vetëm, kërkoj nga të gjitha ju që gjatë fushatës të tregoni kulturë dhe sjellje të lartë.
Pavarësisht dallimeve politike, gjërat tjera na bashkojnë, dhe pas datës 6 tetor, prapë bashkë duhet t’i kryejmë punët. Ne, si institucion fetar, do të ruajmë paanshmërinë politike, sepse ju të gjithë na përkisni neve dhe ne iu përkasim juve të gjithëve.
Ndaj, ne emër të Kryesisë së BIRK dhe në emrin tim personal, ju dëshiroj fushatë të ndershme, të qetë dhe pa probleme.
I juaji,
Naim ef. Tërnava
Myfti i Republikës së Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat