BE-ja bën thirrje që procesi zgjedhor të mbahet në mënyrë të qetë

Aktuale

BE-ja bën thirrje që procesi zgjedhor të mbahet në mënyrë të qetë

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 11:21
Ilustrim

Pas ftesës së Presidentit Hashim Thaçi, një Mision i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (EOM) erdhi për t’i vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019. Zgjedhjet janë një prej komponentëve themelorë të demokracisë. Ato janë një mundësi për popullin e Kosovës për ta ushtruar të drejtën e tyre demokratike për të votuar dhe zgjedhur udhëheqësit e vet.

BE-ja bën thirrje që procesi zgjedhor të mbahet në mënyrë të qetë, transparente dhe gjithëpërfshirëse, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe sundimin e së drejtës. Të gjitha partitë politike dhe udhëheqësit e tyre duhet të sigurojnë fushatë respektuese të përqendruar në programe konkrete në interes të popullit të Kosovës. 

Forcimi i procesit zgjedhor është pjesë thelbësore e ciklit zgjedhor dhe me rëndësi të madhe në Kosovë. BE-ja dhe OSBE-ja bashkërisht e kanë mbështetur themelimin e një Komisioni ad hoc të Kuvendit dhe të një Grupi Këshillëdhënës për këtë çështje. I ftojmë të gjitha palët t’i marrin me seriozitet përpjekjet e Komisionit dhe ta përshpejtojnë punën pas zgjedhjeve për t’i zbatuar rekomandimet e EU EOM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat