Hysni Gucati: Muajt në vijim priten ftesa të reja nga Gjykata Speciale

Aktuale

Hysni Gucati: Muajt në vijim priten ftesa të reja nga Gjykata Speciale

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 14:20
Hysni Gucati

Muajt e fundit ka patur ftesa të reja nga Gjykata Speciale.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, deputetja e AAK-së Time Kadrijaj si dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA  Jakup Krasniqi ishin disa nga personalitetet politike që u thirrën nga kjo gjykatë.

E ftesa erdhën edhe për ish-ushtarë të UÇK-Së e komandantë të luftës të cilët u thirrën për të dëshmuar para dhomava të specializuara.

Por a priten ftesa të reja nga kjo gjykatë ?

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) Hysni Gucati ka thënë për Gazeta Blic se në muajt në vijim priten ftesa të reja nga Gjykata Speciale.

“Për momentin janë vetëm këto ftesa që janë bërë publike, por sipas informacioneve që kam priten dhe ftesa të reja. Shumica prej tyre që janë thirrur janë qytetarë të thjeshtë të Republikës së Kosovës ndërsa sa i përket ftesave për persona të rangut të lartë , akoma nuk kam një informacion të tillë “ka thënë shkurt Gucati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat