Sqarohet se çfarë do të bëjë Isa Mustafa me truallin pasi dje rrënoi shtëpinë

Aktuale

Sqarohet se çfarë do të bëjë Isa Mustafa me truallin pasi dje rrënoi shtëpinë

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 15:16
Sqarohet se çfarë do të bëjë Isa Mustafa me truallin pasi dje rrënoi shtëpinë

I pari i LDK-së, Isa Mustafa dje bëri të ditur se e kanë shembur shtëpinë në të cilën ai së bashku me familje ka jetuar për më shumë se 50 vite. Se çka ka vendosur Mustafa që të bëjë në atë truall u diskutua mjaft në media. Në një përgjigje, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri iu dha fund spekulimeve, duke treguar se në atë pjesë është paraparë që të ndërtohen banesa.

Isa Mustafa, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës u duk i emocionuar derisa shkroi se dje kanë shembur shtëpinë në të cilën ai së bashku me familje kishin jetuar për më shumë se 50 vite.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, duke bashkëngjitur fotografi të shtëpisë tha se kishin jetuar në këtë truall që nga viti 1956.

“Në këtë shtëpi, deri dje, jetuam me familjen time mbi dyzetë vite, e në këtë truall nga viti 1956. Këtu lindën Arbeni, Afërdita, Besniku. Mbesat Lira, Era e Nina dhe nipi Alpi. Lindi edhe Blerina, vajza e tim vëlla. Sot shtëpia ime shembi shtatin në bredhat që e rrethuan. IM”, është shkrimi që Mustafa bëri në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Postimi i Isa Mustafës mori dje mënjëherë vëmendjen e mediave. Diskutabile u bë se çka do të ndërtonte në atë truall pas shembjes së shtëpisë Mustafa.

Për këtë çështje, ka folur për Gazetën Express, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Haziri ka thënë shkurtimisht se në atë pjesë Mustafa ka vendosur që të ndërtojnë banesa.

“Banesa”, ishte përgjigja e Hazirit, pyetur për atë se cka do të ndërtohet në atë pjesë.

Se lideri i LDK-së e ka shembur shtëpinë për të ndërtuar banesë e kanë zbuluar edhe fqinjët e tij. Në postimin e Mustafës në Facebook një nga fqinjtë e tij ka shkruar se së shpejti do të kthehen që t’i gëzojnë banesat e reja.

“Prof i Nderuar, e patëm nderin që për 50 vite ishim fqinjët e parë me juve, jeni të ndershëm dhe tejet familje bujare e besnike, do të na mungosh së tepërmi Prof, edhe pse së shpejti do të kthehemi dhe ti gëzojm të rejat që i solli koha, miqësin dhe fqinjësin me njerëz si ju dhe familja e juaj dua ta mbaj deri sa të jemë gjallë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat