Koalicioni pas zgjedhor, Kurti: Ka kandidatë të LDK-së që preferojnë PDK para VV

Aktuale

Koalicioni pas zgjedhor, Kurti: Ka kandidatë të LDK-së që preferojnë PDK para VV

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 15:30
Albin Kurti

(E plotësuar) - Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti ka folur për mundësitë e bashkëpunimit pas zgjedhor me LDK-në.

Në debatin “Talk the Talk” të kolegjit ‘Riinvest’, Kurti ka thënë se duhet pasur kujdes se kush po e fiton besimin e popullit për deputet nga radhët e LDK-së, pasi siç thotë, janë disa persona brenda LDK-së që e duan PDK-në para VV-së.

Kurti: Ka kandidatë për deputet të LDK-së që e preferojnë PDK-në se sa neve

“Ky ishte gabimi i tretë me radhë i tyre. Prej atëherë kur dolën prej VLANI dhe iu bashkuan PDK-së, e më pastaj lejuan që duke e kërkuar kryeministrin nga pozicioni i tretë të lejonin që AKR të kalojë te PAN-i. Tash, duke mos e pranuar ofertën e VV-së, por s’kemi se çfarë bëjmë. Ne do të jemi të interesuar që të bëjmë sa më shpejt Qeverinë, sepse s’kemi kohë për të humbur. Njëra ndër pikat e para që duhet draftuar është ai për buxhetin 2020. LDK pavarësisht ka qenë parti opozitare. Por, duhet të përcjellim me kujdes se kush po fiton në Kuvendin e Kosovës nga lista e deputetëve të saj. Ka aty të tillë të cilët më shumë e preferojmë PDK-në se neve. Por, ka edhe të tillë që më shumë na preferojnë neve,  por s’ka ndonjë dobi se i frikësohen më shumë PDK-së. Unë dua të shikoj me vëmendje se kush po fiton prej kandidatëve të LDK-së në mënyrë që të formojmë një qeveri, e cila nuk guxon të j etë nën 61 deputetë”, tha Kurti.

Kurti u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me presidentin Hashim Thaçi, por theksoi se në qeverinë e tij, të parit të shtetit do t’i kufizohet hapësira manovruese dhe nuk mund të sillet ashtu si në mandatin e kaluar me kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj.

Kurti: Thaçi nuk mund të sillet me Vetëvendosjen si me Haradinajn

“Ai nuk mund të sillet me mua sikur ka bërë në mandatin e kaluar, në legjislaturën e gjashtë. Tash komunikim doemos do të kemi, do të kemi edhe bashkëpunim, por nuk do të jetë ai bashkëpunim sikur është zhvilluar në mandatin e kaluar ku ai kundërshton politikën e jashtme të Qeverisë, ose hyn në shtigje që janë antidemokratike edhe antikushtetuese. Pra, nuk do të jetë e mundur hapësira e manovrimit që e ka pasur deri më tash. Për fund, por jo pak e rëndësishme, unë besoj që ashtu siç u dorëhoq nga ambicia për t’u bërë kryeministër në dimrin e vitit 2014, njësoj do të ishte mirë të dorëhiqet edhe nga ambicia që të jetë president. E provoi kryeministër, e provoi president, tash do të bëjmë edhe Ligjin për Pension të Parakohshëm”, u shpreh Kurti. 

Kandidati për kryeministër për dialogun me Serbinë tha se qysh në javën e parë në krye të ekzekutivit do të fillojë kontaktet me serbët e Kosovës.

Kurti: Në javën e parë si kryeministër do të filloj dialogun me serbët e Kosovës

“Në javën e parë të punës sime si kryeministër do të filloj dialogun me serbët e Kosovës. Në muajin e parë do të përfundoj bilancin e 33 marrëveshjen me Serbinë në dialogun 6-vjeçar, ku do të vlerësojmë edhe shkallën e realizimit dhe të ndikimit që kishin ato marrëveshje. Në muajin e parë, po ashtu, do të zhvilloj takim me përfaqësuesin e lartë të BE-së, pasuesin e zonjës Mogerini, Josep Borrell. Do të përgatitemi për dialogun e ardhshëm me Serbinë që do të jetë parimor. Një lloj dialogu me Brukselin për dialogun me Serbinë. Për dialogun me Serbinë nuk bën të nxitohemi, por kjo nuk do të thotë të spostohemi për vite të tëra. Serbia prej vitit të ardhshëm do të jetë në fushatë zgjedhore, ku gëlon nacionalizimi i tyre. Edhe nëse do të fillonte dialogu me Serbinë para fillimit të tyre i përgatitur mirë dhe me parime të sakta, unë fare nuk i përkas atyre që besojnë se duhet bërë marrëveshje para zgjedhjeve”, deklaroi Kurti.

Ai gjithashtu foli edhe për programin dhe parimet qeverisëse, derisa përsëriti se do të fokusohet në shtetin e së drejtës përmes çkapjes së shtetit, zhvillimin ekonomik dhe aspektin social.

Kandidati për kryeministër i VV-së,  kërkoi të ketë më shumë kujdes te grupet lobuese për Kosovën, teksa edhe një herë u shpreh i gatshëm të respektojë flamurin e Kosovës në Zyrën e Kryeministrit, teksa u zotua se në Qeveri do të jenë rreth 30 për qind të kabinetit gra.

Kurti thotë se disa individë në LDK e duan PDK-në para LVV-së

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti duke folur për koalicionin paszgjedhor me LDK-në, ka deklaruar sot se duhet pasur kujdes se kush po e fiton besimin e popullit për deputet nga radhët e kësaj partie.

Pasi siç thotë ai janë disa persona brenda LDK-së që e duan PDK-në para LVV-së.

“Ky është gabimi i tretë me radhë i LDK-së prej kur dolën prej VLAN e iu bashkuan PDK-së dhe tash kur nuk bëri koalicionit me VV-në. Duhet të përcjellim me kujdes se kush po fiton në Kuvendin e Kosovës nga lista e deputetëve të saj, sepse ka që nuk na preferojnë neve e janë për PDK...Na duhet një qeveri stabile me më shumë se 61 deputetë”, tha Kurti.

Në debatin “Talk to Talk” të kolegjit Riinvest, Kurti foli edhe për shumë çështje të tjera, ku u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me presidentin Hashim Thaçi, por theksoi se në qeverinë e tij, të parit të shtetit do t’i kufizohet hapësira manovruese.

“Ai nuk mund të sillet me mua sikur ka bërë në mandatin e kaluar me kryeministrin Haradinaj. Komunikim doemos do të kemi, mund të kemi edhe bashkëpunim. Por nuk mundet të kemi kur presidenti kundërshton politikën e qeverisë. Hapësira e tij e manovrimit do të jetë më vogël. Do të kishte qenë mirë të heq dorë nga pozita e presidentit, tash do të bëjmë edhe Ligjin për Pension të Parakohshëm”, tha Kurti.

Kandidati për kryeministër për dialogun me Serbinë tha se qysh në javën e parë në krye të ekzekutivit do të filloj kontaktet me qytetarët serbë të Kosovës.

Kurti theksoi se nuk u përket atyre njerëzve që tentojnë që të përfundojnë dialogun para zgjedhjeve në Serbi vitin e ardhshëm.

“Në javën e parë do të filloj dialogun me serbët e Kosovës. Në muajin e parë do të vlerësoj të gjitha marrëveshjet që janë bërë me Serbinë. Po ashtu në muajin e parë do filloj takimet me BE-për tu përgatitur për dialogun me Serbinë. Nuk iu përkas atyre njerëzve që tentojnë që të përfundojnë dialogun para zgjedhjeve në Serbi vitin e ardhshëm” , tha Kurti.

Kryetari i LVV-së, gjithashtu foli edhe për programin dhe parimet qeverisëse.

“Shteti i ka tre shtylla kryesore, drejtësinë, zhvillimin dhe aspektin social. Ne në Kosovë besojmë që kapja e shtetit është më e thellë se korrupsioni. Shteti i së drejtës është jetik, sepse nuk arrijmë që të ç’kapim shtetin nuk do të kemi perspektivë. Tek kjo në shtetin e së drejtës parashohim vettingun i cili nuk mund të marrë më shumë se dy vite. Kjo s’do të thotë që për drejtësi duhet të presim dy vjet, përkundrazi duhet të presim një prokurori e drejtësi aktive. Kemi nevojë që të gjykohen edhe krimet e luftës dhe të paqes. Pasiviteti i Prokurorisë është shumë frustruese për t’i gjykuar këto. Shteti zhvillimor do të duhej të ndihmoj me bankë zhvillimore. Le ti marrim gjithë ndërmarrjet publike le ti bëjmë në një fond sovran. Ky është mjet i politikave industriale të shtetit me këtë rast do të vendosim një bord me një kryeshef të vetin që do të kishte përvojën e duhur që gjitha ndërmarrjet publike t’i rikonstruktuoj”, tha ai.

Kurti ripërseriti se do ta respektojë flamurin e Kosovës në zyrën e Kryeministrit, teksa u zotua se në Qeveri do të jenë rreth 30 përqind të kabinetit të tij gra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat