Lajmërohet aktivisti i LDK-së, befason me propozimin: “Me dëshirë do të bëhesha truproja i Vjosa Osmanit”

Aktuale

Lajmërohet aktivisti i LDK-së, befason me propozimin: “Me dëshirë do të bëhesha truproja i Vjosa Osmanit”

Nga: N.H Më: 24 shtator 2019 Në ora: 18:25
Vjosa Osmani

LDK-ja ditë më parë ka publikuar listën e plotë të kandidatëve të saj për deputetë. Listës i prin kandidatja për kryeministër, Vjosa Osmani.

Por, me kandidimin e Osmanit për kryeministre të vendit, është ndezur edhe përkrahja për të nga aktivistë të shumtë.

Madje, një nga aktivistët e LDK-së ka bërë një propozim interesant.

Është Mentor Krasniqi nga Malisheva, një aktivist shumëvjeçar i LDK-së, i cili ka thënë se është në gjendje të bëhet pjesë e sigurimit të Osmanit, nëse kjo e fundit do të vije në krye të qeverisë.

“Çdo herë kam qenë me zemër me LDK-në dhe prapë do të jem edhe nëse është nevoja për kryeministren do të bëhesha me dëshirë truproja i saj edhe pse nuk ka nevojë”, shkruan Krasniqi në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat