Koalicioni 100% Kosovë, fushatën e hapë në Suharekë

Aktuale

Koalicioni 100% Kosovë, fushatën e hapë në Suharekë

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 18:24
Suharekë

Nesër bëhet hapja zyrtare e fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit.

Për 10 ditë partitë politike, do të prezantojnë programet e tyre qeverisëse, në tubime me qytetarë e studio televizive.

Koalicioni AAK-PSD, fushatën do ta nis në Suharekë. Sipas një njoftimi të AAK-së, tubimi do të mbahet palestrën “13 Qershori” nga ora 18:00, ku do te bëhet edhe prezantimi i kandidatëve për deputetë AAK-PSD kanë mbajtur edhe disa tubime tjera në qytete të ndryshme të Kosovës ditëve të fundit.

I nominuari për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, ka shpalosur një pjesë të programit të tij qeverisës, bashkë me 100 zotimet e dhëna që tashmë janë publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat