Dreshaj i thotë faleminderit qeverisë Haradinaj, për këtë vendim që ia panë ‘hajrin’ të gjithë

Aktuale

Dreshaj i thotë faleminderit qeverisë Haradinaj, për këtë vendim që ia panë ‘hajrin’ të gjithë

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 18:48
Gani Dreshaj

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj i është falënderues kryeministrit në largim, Ramush Haradinajt për vendimin që e ka marrë kohë më parë, për mbylljen e tërësishme të lojërave të fatit në Kosovë.

Ai në emisionin “Blic Zgjedhor” ka folur edhe për mënyrën e qeverisjes së Haradinajt, i cili thotë të ketë pasur barrë të rëndë mbi supe dhe mendon se është i vetmi lider që mund ta çoi deri në fund rrugën që ka nisur.

“Kur unë vij në Istog, çka më prek më së shumti e që i them faleminderit Qeverisë Haradinaj, është që s’kemi kazino ku i humb paratë e bukës fëmija, familjet që hyjnë halleve, që bëjnë njerëzit vetëvrasje, nuk e di cila sferë nuk e prek qytetarin e Kosovës prej Ramushit.

Unë mendoj që Ramushi ka pasur një barrë të rëndë. Mendoj që prapë se prapë është i vetmi që mundet me e qu këtë rrugë që e ka nisë. Me Ramushin kryeministër nuk kemi nevojë me e diskutu prap çështjen e kufirit, taksa është një send i qëlluar, i domosdoshëm.” – ka thënë Dreshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat