Osmani krahason Veselin e Kurtin me dy figurat famëkeqe të Amerikës Latine

Aktuale

Osmani krahason Veselin e Kurtin me dy figurat famëkeqe të Amerikës Latine

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 21:06
Vjosa Osmani

(E plotësuar) - Kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka krahasuar dy prej rivalëve të saj me emra famkeq nga Amerika Latine.

Osmani ka përmendur “Mbretin e Kokainës” nga Kolumbia, Pablo Escobarin, duke iu referuar kandidatit për kryeministër nga PDK’ja, Kadri Veselit. Së fundmi është bërë virale një fotografi e Veselit me futbollistët e kombëtares, që duket e njëjtë me atë të Eskobarit me futbollistët kolumbianë.

Ndërkaq ajo ka përmendur edhe ish-liderin e Venezuelës që e ka kthyer pushtetin e tij në diktaturë, Hugo Chavez, kur po fliste për kundërkandidatët e saj, me të cilin e krahasonte Kurtin.

Sipas Osmanit, LDK do të qeveris ‘normal’ dhe me një drejtësi normale’.

“Ne ofrojmë drejtësi normale. Me i ngre zhag njerëzit me pizhama është hakmarrje, nuk është drejtësi”, ka thënë Osmani.

Vjosa Osmani për postin e kryeparlamentares: Albin Kurti nuk mund të më vendosë mua ku të dojë

Kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka komentuar në emisionin Pressing, deklaratën e kandidatit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, i cili ka thënë se ‘do ta bëjë Vjosa Osmanin kryeparlamentare’.

Osmani thotë se për të është fyerje për të dhe qytetarët nga Kurti të thuhet se do ta vendos si kryeparlamentare.

Ajo tutje thotë se deklarata e kandidatit të VV’së për kryeministër është seksiste për shkak se, sipas Osmanit, Kurti pretendon se mund ta vendos atë kudo vetëm pse është grua.

“Nuk e kam dëgju kurrë z. Kurti duke thënë se filan burri do të vendosi këtu ose do ta bëjë diçka. Kurrë nuk ka thënë për Ramush Haradinajn. Sepse në raport me burra ai mendon se ulët dhe vendos, ndërsa mendon se mua si grua vetëm më vendos diku. Unë ia kam dëshmuar secilit burrë në politikë se të vetmit janë qytetarët që më vendosin”, ka thënë Osmani në Pressing.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat