Osmani kundër punësimeve partiake:“ Do të rivlerësohen të gjitha konkurset e Qeverisë në largim”

Aktuale

Osmani kundër punësimeve partiake:“ Do të rivlerësohen të gjitha konkurset e Qeverisë në largim”

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 21:46
Vjosa Osmani

Kandidatja për deputete nga radhët e LIdhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, është e futar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

Osmani ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për konkurset e fundit të hapura nëpër administratë publike dhe institucione. Ka pasur shumë kritika të mëdha për punësim të militantëve nëpër institucione. Osmani thotë se për këtë duhet të bëhet një zgjidhje.

“Kohët e fundit ka pasur shumë emërime nëpër pozita të ndryshme të personave militantë të partive. Madje edhe certifitkatat e veteranëve po nxirren shumë lehtë dhe i ka humbur rëndësia”, ka thënë Osmani.

“Do të rivlerësohen të gjitha konkurset e hapura kohët e fundit nga Qeveria në largim. Kemi pasur punësime pa kurrfarë kriteri dhe madje kriteri i meritokracisë nuk është vlerësuar fare”

Tutje Osmani ka thënë se kjo ka qenë një ndër arsyet kryesore që ka bërë që rinia të humb perspektivën dhe potencialin e saj në vendin tonë.

 “E dimë që të rinjtë tanë janë të aftë që të konkurrojnë edhe me studentë të univesiteteve të njohura sikur Harvardi dhe Yeli”. “Do të jem një lloj inspektori në institucione”, ka shtuar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat