Shala: Nga nesër qytetarët fillojnë përcaktimin për NISMA-në Socialdemokrate

Aktuale

Shala: Nga nesër qytetarët fillojnë përcaktimin për NISMA-në Socialdemokrate

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 00:00
Endrit Shala

Kandidati i Nismës për deputet, Endrit Shala ka vazhduar me takimet e tij me strukturat e partisë së tij.

Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se “nga nesër qytetarët fillojnë përcaktimin për NISMA-në Socialdemokrate”.

Njoftimi i plotë:

Vetëm pak orë para hapjes zyrtare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit, takova nga afër strukturat e nëndegës së NISMA-s Socialdemokrate në Kodren e Trimave në Prishtinë.

Njejtë si unë dhe gjithë strukturat e NISMA-s, edhe kjo nëndegë është plot vullnet që nga nesër të fillojmë punën në teren, të takojmë qytetarin kosovar, të flasim për problemet e tyre dhe tu ofrojmë zgjidhje, përmes programit tonë qeverisës.

Nga nesër fillon një javë intensive e me plot aktivitete, duke shkuar derë më derë, për të shpalosur programin tonë dhe për të ftuar të gjithë që të bëhen bashkë për shtetin.

Nga nesër qytetarët fillojnë përcaktimin për NISMA-në Socialdemokrate.

#BashkëpërSh8in
#MeFatmirLimajnkryeministër
#EndritShala8
#Nisma122

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat